Greg James ka akuzuar CEO-n e “X Factor”, Simon Cowell për humbjen e mundësisë së të pasurit nën menaxhim artisten e madhe, Dua Lipa, në kompaninë e tij ‘Syco Entertainment’.
DJ, 35 vjeç, zbuloi në edicionin e së martës në “Radio 1 Morning Show” se këngëtarja 25 vjeçare, ishte shfaqur në një reklamë për spektaklin “X Factor” në fillimet e saj në vitin 2013, ku ajo këndoi shkurt këngën “Lost In Music” për të promovuar audicionet e këtij spektakli.
Duke diskutuar videon e rishfaqur, Greg pretendoi: “Unë e di që Simon Cowell nuk ka nevojë për para – por ajo ishte mu nën hundën e tij dhe ai nuk e mori nën menaxhim”, shkruan DailyMail.
Dua në reklamën për “X Factor” shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj ndërsa rrinte në lavanderi përpara se të dilte në audicionet e “X Factor”.
Simon nuk ishte pjesë e panelit gjykues të shfaqjes në vitin 2013, kur edhe u xhirua reklama.
Gary u bashkua me Louis Walsh, Sharon Osbourne dhe Nicole Scherzinger, dhe kuarteti mund të shihej në fund të reklamës duke parë me entuziazëm Duan teksa interpretonte.
Në vend të kësaj, Simon mori pjesë në edicionin amerikan të shfaqjes dhe u shfaq në panelin gjykues krah emrave si: Demi Lovato, Paulina Rubio dhe Kelly Rowland.
Sam Bailey fitoi konkursin në vitin 2013 me Sharon si mentorin e saj, dhe Simon u kthye në panelin gjykues në vitin 2014 për edicionin e 11-të.
Dua ishte një modele në kohën kur bëri reklamën, dhe pas paraqitjes së saj në të ajo nënshkroi një kontratë me ‘Tap Management ‘dhe më pas vazhdoi të nënshkruante një marrëveshje me kompaninë e madhe ‘Warner Bros. Records’ në vitin 2014.
Këngëtarja ka publikuar dy albume që nga debutimi i saj, një në vitin 2017 dhe tjetrin në vitin 2020.
Dua së fundmi shënoi sukses edhe në BRIT Awards 2021, duke rrëmbyer dy çmime.
Ajo u shpërblye me çmimin “Artistja më e mirë solo e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin e saj “Future Nostalgia”. /TV Malisheva