Këngëtari/ja e muzikës pop, Demi Lovato, është deklaruar si e papërcaktuar në gjini.

Demi Lovato do t’i përdorë përemrat ai dhe ajo për veten e saj, duke u shprehur: “Jam akoma duke mësuar dhe duke ardhur në veten time”.

Artisti/ja me famë botërore ka njoftuar se tashmë ka zyrtarisht një identitet gjinor jo binar (të papërcaktuar), shkruan The Guardian.

 

Duke njoftuar lajmin me ndjekësit e saj në Twitter, Demi shkroi: ”Kjo ka ardhur pas shumë punimesh shëruese dhe vetë-reflektuese. Unë jam ende duke mësuar dhe po hyj në vetvete, dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Ndarja e kësaj me ju tani hap një tjetër nivel të cenueshmërisë për mua. Po e bëj këtë për ata atje që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë në të vërtetë me të dashurit e tyre. Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”.

Këngëtari/ja e muzikës pop do të përdorë përemrat vetanakë ai dhe ajo për të përshkruar veten e tij/saj, për të “përfaqësuar më së miri rrjedhshmërinë që ndjen në shprehjen e saj gjinore”.

Lovato gjithashtu e ka përshkruar seksualitetin e tij/saj si të rrjedhshëm, duke thënë në vitin 2020 se njerëzit ishin “ende duke e kuptuar atë” dhe u kishte thënë prindërve të saj/tij në vitin 2017 “që unë pashë veten duke përfunduar në martesë ndoshta me një grua”. Ai/ajo gjithashtu tha: “Unë mendoj se dashuria është dashuri. Mund ta gjeni në çdo gjini”.

Foto: Demi Lovato/Instagram

Ai/ajo ka dhënë mbështetje të gjerë për komunitetin LGBTI. Në vitin 2016, Lovato anuloi një koncert në Karolinën e Veriut pasi shteti miratoi një ligj që kufizonte aksesin në banjë për personat transgjinorë dhe gjithashtu kishte bërë fushatë për martesat mes gjinisë së njëjtë. Glaad, një organizatë amerikane për të drejtat e LGBTI, tha në atë kohë se Lovato “ka përdorur vazhdimisht platformën e saj/tij si një artist/e i/e suksesshme për të dërguar mesazhe të pranimit dhe mbështetjes për njerëzit e komunitetit LGBTI kudo”.

Lovato është personazhi i famshëm i dytë me gjini të papërcaktuar, pas këngëtarit/es Sam Smith, i/e cili/a njoftoi identitetin e tij/saj gjinor në mars të vitit 2019, duke thënë: “Unë nuk jam mashkull apo femër, mendoj se rrjedh diku në mes”. Smith u përjashtua nga kategoritë gjinore në nominimet e BRIT Awards 2021 dhe u shpreh i zhgënjyer, duke shkruar në Instagram: “Unë pres një kohë kur shfaqjet e çmimeve mund të pasqyrojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”. /TV Malisheva

Share.