Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë regjistruar me covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimit e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe nga kontakti me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1116 raste, prej tyre 1050 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 raste./TV Malisheva