Reperi amerikan, Flo Rida, do të shfaqet sonte (e enjte) në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit që fillon në ora 21:00.

Ai do të dalë në skenë së bashku me përfaqësuesen e San Marinos, Senhit, me të cilën do ta interpretojë këngën “Adrenalina”.

Edhe pse kënga fillimisht ishte paraqitur si duet, publiku nuk kishte pritur që reperi të ishte i pranishëm në Roterdam.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Holandë, Senhit kishte nxitur spekulime për prezencën e Flo Rida në Ahoy Arena.

Përmes një njoftimi në Twitter, këngëtarja kishte konfirmuar të mërkurën se reperi ka arritur në Roterdam dhe më vonë tregoi se ata që nga muaji mars kishin marrë vendim që të shfaqeshin bashkë në skenën e Eurosong. /TV Malisheva

 

 

Share.