Shqipëria ka arritur në finale të “Eurovision”.

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë performancën e saj në gjysmë finalen e dytë në “Eurovision”.

Ajo ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.

Anxhela kishte veshur një fustan të shkurtër me të cilin duket se shkëlqente ndërsa i gjithë publiku që e mbështet u emocionua.

“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit, në përfundim të shfaqjes.

Në finale do të shohim edhe një shqiptar, pasi Zvicra këtë vit përfaqësohet nga Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, i cili prezanton sivjet shtetin zviceran me këngën “Tout l’Univers”, pas një tentative të dështuar për ta prezantuar vitin e kaluar me këngën “Répondez-moi”, pasi Eurovision u anulua për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga shtetet, që përformuan në natën e dytë gjysmëfinale, u kualifikuan për në finalen e madhe të 22 majit, këto 10 vende:

Shqipëria

Serbia

Bullgaria

Moldavia

Portugalia

Islanda

San Marino

Zvicra

Greqia

Finlanda

Share.