Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Alibin Kurti gjatë javës së ardhshme.

Kreu i LDK-së tha shkurt se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.

Dje, Kurti iu dërgoi ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.

Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa nuk dihet ende nëse u.d të kryetarit të PDK-së do ta bëjë një gjë të tillë./TV Malisheva

Share.