Vajza e heroit Rifat Berisha, Shpresa Berisha, ka rrëfyer për maltretimin që i është bërë shqiptarëve, e sidomos grave dhe fëmijëve, pasi që burrat dilnin për të luftuar, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se ka parë gra e fëmijë të terrorizuar nga policia serbe , ndër gra të cilar ka qenë edhe nëna e saj.
“Unë kam qenë fëmijë 6-vjeçe kemi qenë në Prishtinë, kanë ardhë milicia kanë arrestuar nënën time, i kanë thënë dorëzoi çelësat e shtëpisë, dhe ne fëmijët bashkë me gjyshen na kanë nxjerrë në rrugë të madhe, ne kemi shku në Berishë, atje ishte një situatë e llahtarshme, ushtri, milici, turrorizheshin fëmijët dhe gratë, dhe unë edhe pse kam qenë e vogël, i kam ndi nga afër hidhërimin e thellë qe kanë ndi ato gra për humbjen e madhe, unë i kam parë nga afër sesi në supet e tyre të njoma janë sulur me gjithë forcën dhe egërsinë më të madhe, makina ushtarake dhe policeske jugosllave”, tha Berisha.
Ajo ka thënë po ashtu se ato gra përkundër gjithçkaje nuk u përkulën e nuk u dorëzuan kurrë.
“Edhe ato gra kanë qëndru, nuk ranë kurrë në gjunjë, unë i kam parë kur ato nuk qanin e nuk kërkonin lëmoshë, vetëm i ruanin femijët e tyre se mos po i vrisnin, madje i kam parë si kanë luftuar për mbijetesë, është një gjë të cilën nuk mundesh me tregu”, tha ajo.
Por mbi të gjitha, ajo rrëfen të mirën e gjithë kësaj, ku thotë se nuk u vra asnjë fëmijë nga ajo ngjarje.
“Ato përseri fituan ngase asnjë fëmijë nuk vdiç”, thotë ajo. /TV Malisheva