Bastisja u krye të martën në ambientet e filialit gjerman të grupit automobilistik Mitsubishi në Gjermani, me dyshimin e manipulimit të motorëve me naftë, dhe u nis një hetim kundër selisë së kompanisë në Japoni.

“Një hetim është nisur për dyshimin e arsyeshëm të mashtrimit”, tha Zyra e Avokatisë së Frankfurtit në një deklaratë.

Bastisjet u kryen në gjithsej dhjetë lokacione në disa shtete federale. Siç është raportuar më tej, bastisjet u përqendruan në provat e pajisjeve të manipulimit të motorit për të treguar më mirë sesa rezultate reale në testet e gazit të shkarkimit.

Hetimi u krye në objektet e Mitsubishi, si dhe të furnizuesve, përfshirë një nga furnizuesit më të mëdhenj gjermanë në industrinë e automobilave ‘Continental’.

Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, janë prekur motorët me naftë 1.6 dhe 2.2 litra me etiketën euro 5 dhe 6.

Mitsubishi në Gjermani të martën konfirmoi raportet e bastisjeve në media, por nuk pranoi të japë detaje.

Qysh në vitin 2016, kompania japoneze pranoi se po manipulonte motorin me qëllim të shfaqjes së rezultateve të rreme në provën e gazit të shkarkimit, por në atë kohë ishte një motor me benzinë.

Skandalet që rrethojnë manipulimin e veturave me naftë kanë pllakosur kompanitë gjermane të makinave për vite me radhë, veçanërisht Grupin Volkswagen, transmeton TV  Malisheva

Share.