Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë në vitin e kaluar, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1116 raste, prej tyre 1053 janë shrëuar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 11 persona./TV Malisheva