Argjentina Ramosaj vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarat me projektet muzikore.
Ani pse nuk është edhe shumë aktive në karrierën profesionale, postimet në rrjete sociale janë të shumta.
Bukuroshja brune gjatë ditës së sotme (e premte) ka bërë të ditur se feston ditëlindjen e saj të 31-të.
Urime të shumta i shkuan nga kolegë, fansa, përfshirë edhe familjarë, të cilët ndan imazhe me të.
Ajo përherë merr vëmendje me paraqitjet e thjeshta që bën, duke u komentuar në mënyrë pozitive.
Sa i përket projekteve muzikore, “Who am I” është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga publiku. /TV Malisheva