Sonte në Ahoy Arena mbahet finalja e “Eurovision”.
Sonte (22 maj), në orën 21:00 fillon finalja e madhe e “Eurovision”, në të cilën garojnë 26 shtete finaliste.
Në finale do të interpretojnë: Duncan Laurence, Afrojack, Glennis Grace dhe Wulf.
Performanca e Duncan do të jetë e regjistruar, ngase Duncan para dy ditësh rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.
26 shtetet pjesëmarrëse janë: Qipro, Shqipëria, Izraeli, Belgjika, Rusia, Malta, Portugalia, Serbia, Britania, Greqia, Zvicra, Islanda, Spanja, Moldavia, Gjermania, Finlanda, Bullgaria, Lituania, Ukraina, Franca, Azerbajxhani, Norvegjia, Holdana, Italia, Suedia dhe San Marino.
Në bazë të shortit të hedhur nga “Eurovision”, Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë, do të performojë e dyta.
Ndërsa, në garë është edhe një shqiptar, Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën. /TV Malisheva