Bujë e madhe në rrjet është bërë pikërisht nga dy rep-artistët e njohur shqiptar.

Fjala është për Mozzik dhe Loredanën, të cilët ditë më parë bënë të ditur ribashkimin e tyre.

Përpos kësaj, çifti ka paralajmëruar fansat edhe për lansimin e albumit “No Rich Parent”.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, Mozzik ka shpërndarë një fotografi së bashku me reperen.

Ai në të njëjtën kohë paralajmëroi lansimin e këngës “Rosenkreig”, që do të vijë me datën 28 maj.

 

Postimi mori një sërë komentesh, ndërsa të njëjtit që shkruanin mesazhe mezi presin lansimin e këngës. /TV Malisheva

 

 

 

Share.