Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri dhe asnjë i vdekur, shkruan TV Malisheva.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19, ndërsa janë shëruar dy persona, duke e ulur numrin e  rasteve në 10 raste. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevë, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë në vitin e kaluar, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1117 raste, prej tyre 1055 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 10 persona. /TV Malisheva

Share.