Qeveria japoneze po bën të pamundurën që të përshpejtojë vaksinimin e qytetarëve dhe të ndalojë përhapjen  e koronavirusit, vetëm dy muaj para se të bëhet organizimi i Lojërave Olimpike.

Kryeministri, Yoshihide Suga ka vendosur të mbajë Olimpiadën në Tokio.

Suga ka premtuar se do të përfundojë vaksinimin e 36 milionë të moshuarve deri në fund të muajit korrik. Shumë japonez nuk janë vaksinuar ende dhe kanë bërë thirrje për protestë të cilët kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike që fillojnë më 23 korrik, raporton CNN.

Sipas Suga vaksinat janë pjesa kryesore për të marrë nën kontroll pandeminë. Ai është dakorduar me kompaninë Pfizer që të dhurojë vaksinën për atletët përmes Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Stafi i Forcave për Vetë-Mbrojtje në Japoni, kanë për qëllimi që të imunizojnë brenda ditës deri në 10 mijë njerëz në Tokio dhe 5 mijë të tjerë në Osaka në tre muajt e ardhshëm.

Në Osaka pacientët po vërshojnë në spitale, dhjetëra mijëra njerëz po infektohen, madje edhe po vdesin. Në Tokio, punëtorët mbanin shenja për t’i drejtuar marrësit e vaksinave drejtë qendrës. Disa persona u treguan gazetarëve se morën taksi, autobusë për të shkuar në qendër dhe për të ju shmangur trenave.

Japonia më parë kishte përdorur vetëm vaksinën e kompanisë Pfizer dhe vetëm  2% e popullsisë nga 126 milionë banorë kanë marrë dy dozat e vaksinës. Japonia filloi vaksinimin e punonjësve  të kujdesit shëndetësor nga mesi i muajit shkurt. Ndërsa vaksinimi për të moshuarit fillojë që nga mesi i muajit prill, por që procedurat janë ngadalësuar. Zyrtarët e qeverisë japoneze po shpresojnë që miratimet e së premtes të vaksinave Moderna dhe AstraZeneca  të ju ndihmojnë në rritjen e vaksinimit të qytetarëve.

“Shpejtësia e përhapjes së veprimeve na bën të ndihemi më të sigurt sepse ndikon në jetën tonë shoqërore dhe në ekonomi,” tregoj Munemitsu Watanabe, punonjës zyre 71 vjeçar.

Sipas tij nëse 80%-90% e popullsisë vaksionohet Lojërat Olimpike mund të mbahen pa problem.  Japonia gjithashtu ka mungesë të teknikut të rentgenit ,tani vetëm mjekët dhe infermierët po e bëjnë, por tashmë mantelbardhët janë të zënë me trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Të hënën në Aichi të Japonisë Qendrore, Gunma pranë Tokios dhe Miyagi në veri, do të hapen qendrat për vaksinimin e qytetarëve./TV Malisheva

Share.