Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje kanë pranuar edhe 3 mijë e 510 vaksina Pfizer, si pjesë të asistencës së Bashkimit Evropian për vaksinim kundër virusit Covid-19.
“Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë ka pranuar edhe 3510 vaksina që janë pjesë e asistencës së BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Bazuar në njoftimin e MSH-së numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi ka arritur në 57 mijë e 615./TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Gjatë ditës së djeshme (24 maj 2021) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë realizuar 550 vaksinime, ndërkohë vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57.615.
➡ Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.
➡ Gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë ka pranuar edhe 3510 vaksina që janë pjesë e asistencës së BE-së për vaksinimin kundër COVID-19 në Kosovë.
Krahas planit të vaksinimit, MSh u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
➡ Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:
#Bashkëiadalim