Pasojat që sjellë në organizëm ushqimi pikant.

Padyshim që ushqimet pikante mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, sëmundjet e zemrës, madje edhe me depresionin.

Sidoqoftë, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe konsumi i tepërt mund të luajë një rol negativ në shëndetin tuaj.

Efekti laksativ
Konsumi i ushqimeve pikante mund të shkaktojë probleme me stomakun dhe diarre.

Sipas një studimi shkencor, në të cilin AgroWeb.org u bazua, kapsaicina (një përbërës që gjendet tek ushqimet pikante) e konsumuar me bollëk mund të irritojë stomakun tuaj pas ngrënies.

Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre.

Pra, nëse jeni tepër të ndjeshëm ndaj ushqimeve pikante, do të ishte mirë t’i ndërprisni.

Puçrra dhe ekzema

Kur ushqimi pikant krijon inflamacion në zorrë, ndonjëherë ai mund të shfaqet gjithashtu në lëkurë me skuqje, puçrra ose madje ekzemë.

Nëse një ushqim i veçantë mund të jetë fajtor, dermatologët sugjerojnë që të mbani një ditar ushqimi për të përcaktuar atë që po ju dëmton.

Pagjumësi
Nëse preferoni një vakt të pasur me erëza, këshillohet ta konsumoni atë në drekë.

Ushqimet pikante dhe acide mund shkaktojnë urth. Urthi është veçanërisht problematik për njerëzit me sëmundje të refluksit gastroezofageal.

Sipas shumë ekspertëve, ngrënia e ushqimeve pikante përpara gjumit nuk këshillohet sepse mund të përkeqësojë sikletin që ndjeni.

Ndikojnë tek zëri
Një nga gjërat që mund të irritojë fytin tuaj është konsumimi i ushqimeve pikante.

Ato jo vetëm që mund të shkaktojnë të vjella dhe ënjtje, por edhe të bëjnë që zëri juaj të tingëllojë si një zë i mbytur.

Flluska dhe skuqje
Ushqimet pikante ngacmojnë receptorët në lëkurë që normalisht reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm.

Këta receptorë i përgjigjen ndryshimeve të temperaturës dhe stimulimit intensiv mekanik, të tilla si shtrëngimi dhe prerja, por ato gjithashtu përgjigjen edhe ndaj disa kimikatëve.

Sistemi nervor qëndror mund të mashtrohet kur këto dhimbje stimulohen nga ndonjë kimikat, si ai tek speci djegës, i cili shkakton një përgjigje të paqartë nervore. /TV Malisheva

Share.