Një oficer policie vendosi të shprehte zhgënjimin e tij ndaj shefit të policisë të departamentit që ai shërben duke përplasur makinën e tij në drejtim të makinës personale të shefit të tij.
Sipas mediave të huaja incidenti ndodhi në ishullin e Rhodes dhe u kap nga dikush që registroi pamjet e ngjarjes së ndodhur në Greqi.
Pamjet tregojnë një kamionçinë Mitsubishi L200 që shkon drejtpërdrejt drejt një Mercedes SL të bardhë, i cili ishte parkuar mu para departamentit të policisë.
Oficeri i zemëruar më pas hyri në departamentin e policisë, theu derën e zyrës së kapitenit dhe e kërcënoi atë para kolegëve të tij të habitur.
Ai u arrestua dhe tani po përballet me akuza për shkatërrim të pronës private, sulm dhe përpjekje për plagosje të rëndë, ndër të tjera.
Raportet lokale sugjerojnë që oficeri ishte i zemëruar me shefin e tij të policisë pasi ky i fundit urdhëroi një vlerësim psikiatrik.
Oficeri i arrestuar tani thotë se i vjen keq dhe se është i gatshëm të paguajë për dëmet që ai shkaktoi. /TV Malisheva