Autori i librit “Ylli i Përjetshëm”, Edonis Buzhala, ka thënë se këtë libër ai ia ka dedikuar vëllait të tij që për të është yll I përjetshëm, sikurse titulli i librit, shkruan TV Malisheva.

Ndërsa ka thënë se shkrimi i parë ka qenë për nënën e tij, ai ka shtuar se motivi kryesor i tij ka qenë vëllai I tij që ka ndërruar jetë.

“Shkrimi i parë me sa kujtoj është për nënën, por motivi kryesor i imi ka qenë vëllai im i cili ka ndërruar jetë, dhe prej vdekjes së vëllait kam qenë në një fazë depresioni, në një fazë që quditem me vetën si kam mundur ta kaloj atë faze. Dhe librin “Ylli I Përjetshëm” ia kam dedikuar vëllait tim pasi që ai për mua është yll i përjetshëm”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.