Në Komunën e Malishevës janë regjistruar dy raste të reja ndërsa janë shëruar katër persona nga ky virus për 24 orë, shkruan TV Malisheva.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1119 raste, prej tyre 1061 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 8 raste. /TV Malisheva

Share.