Hetuesit policorë në Vushtrri, më datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vjedhje.

Arrestimi i të dyshuarit L. A., (25), shtetas i Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti më datën 24 maj 2021, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./TV Malisheva

Share.