Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave antiCOVID.

Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi.

“Andaj, edhe tani derisa masa të caktuara janë në zbatim, Policia e Kosovës do të vazhdojë t’i zbatojë të njëjtat dhe fton qytetarët që të respektohen ato masa, pasi për shkelësit eventual policia do të ndërmerr veprime mbështetur në ligjin antiCOVID”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria pritet që të premten të vendosë për lirimin e masave antiCovid, duke përfshirë edhe orën policore./TV Malisheva

Share.