Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur dje aktgjykim dënues ndaj dy të pandehurve F.B dhe A.B. shtetas kosovarë, për veprat penale grabitje dhe mashtrim.

I pandehuri F.B. është dënuar me katër vjet burg dhe 900 euro gjobë, ndërsa A.B. me katër vjet e gjysmë burg dhe po ashtu 900 euro gjobë.

Ata akuzohen se më 12 dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur të dëmtuarin A.B., duke i marrë një telefon Iphone 11 Pro Max, në vlerë 815 euro dhe të holla në vlerë 107 euro.

A.B. akuzohet se më 10 dhjetor 2020, ka mashtruar të dëmtuarin A.Z., ku përmes rrjetit social Instagram në emër të “….” porosit nga i dëmtuari një telefon Iphone 11 Pro Max në vlerë 815 euro, duke iu prezantuar rrejshëm me ç’ rast i jep adresën e dërgesës në emër të L.A., me çka ka kryer veprën penale mashtrimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./TV Malisheva

Share.