Një person i cili po transportohej me autoambulancë, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.
Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.
Trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull nga Kosova. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./TV Malisheva