Veterani i arsimit, Ramë Thaçi, ka thënë se të jesh mësues në kohën e tij ka pasur vlerë të madhe, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se mësuesi ka qenë i respektuar nga gjithë banorët e atij fshati.
“Me dal mësues në atë kohë ka pasur vlerë të madhe, e kanë respektuar edhe fshati edhe të gjithë njerëzit, e mos të flasim me kry pastaj edhe shkollë të lartë e fakultet, por ka pasur vlerë të madhe”, ka thënë Thaçi.
Përndryshe Thaçi ka qenë mësimdhënës deri në pension, zëvendësdrejtor dhe drejtor i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. /TV Malisheva