Veterani i arsimit, Ramë Thaçi, ka thënë se në Komunën e Malishevës ka pasur mungesë të madhe të mësuesve, e që edhe ata që kanë qenë, ishin të pakualifikuar, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kryesisht mësuesit që kanë zhvilluar veprimtarinë në Malishevë, kanë qenë nga Deçani.

“Kuadri këtu ka qenë shumë i varfër, në Komunën e Malishevës, pothuajse në gishërinj ke mujt mi numëru mësuesit e kësaj ane, edhe ata që kanë qenë, shumica kanë qenë të pakualifikuar, më së shumti mësuesit e kësaj ane kanë qenë nga Deçani, por edhe nga trevat tjera”, ka thënë Thaçi. /TV Malisheva

Share.