Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 987 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë 107 mijë e 336 qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19. Shkak i infektimit me koronavirus, 2 mijë e 242 persona kanë vdekur.

Javëve të fundit, Kosova ka shënuar ulje të rasteve të vdekjes por edhe rasteve pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987”, thuhet në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti. /TV Malisheva

Share.