SHBA-të kanë dhënë dorëheqje nga bordi i Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës, si shenjë pakënaqësie ndaj mosreagimit të institucioneve për shkarkimin e Naser Shalës nga pozita e kryetarit të këtij institucioni.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se kanë vepruar njëjtë me Britaninë e cila kishte dhënë dorëheqje më herët nga ky bord, pasi që nuk dëshirojnë të vazhdojnë të jenë prezent aty ku sipas tij lidershipi i shërben interesave personale.

“SHBA-të kanë dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë së Verifikimit të Pronës, siç kanë bërë edhe SHBA-të. Ne nuk do të vazhdojmë aty ku lidershipi i shërben interesave personale dhe politike, më shumë se popullit. Zgjedhja e njerëzve të pakualifikuar për pozita qeveritare e dëmton imazhdin e Kosovës dhe e tradhton besimin publik”, ka shkruar Kosnett.

Emërimi i Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës ishte bërë me votat e Kuvendit të Kosovës.

Share.