Gjiganti farmaceutik amerikan “Johnson & Johnson” është në rrezik të mos e arrijë synimin e tij, për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave antiCOVID-19, në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit, konfirmoi dje një burim europian.
“Shkak për vonesën është një ndërprerje e prodhimit tashmë e zbuluar publikisht në SHBA, si edhe kufizimet e eksportit kombëtar për vaksinat e prodhuara plotësisht”, shpjegoi burimi, raporton ATSh.
Johnson & Johnson është një nga vetëm katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE.
Komisioni Europian negocioi një kontratë me firmën në tetor për 200 milion doza që do të dorëzoheshin nga marsi e tutje.
Deri më tani, më pak se 5 milionë doza janë shpërndarë në vendet e BE, plus disa shtete të tjera të lidhura me të, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)./TV Malisheva