Modelja britanike, Stephanie Dubois, ka vdekur disa ditë pasi e ka marrë vaksinën AstraZeneca në Qipro.

Pasi e kishte marrë vaksinën në qytetin Paphos, 39-vjeçarja kishte pasur “një episod serioz trombotik”.

Autoritetet shëndetësore të Qipros kanë thënë se ajo nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Lidhja e mundshme e vdekjes së Stephanie me marrjen e vaksinës akoma nuk është konfirmuar, ndërsa vdekja e saj do të hetohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – ka bërë të ditur një zëdhënës i shërbimit shëndetësor qipriot.

Dubois e kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe lajmin e kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Më 14 maj ishte dërguar në spital pasi kishte përjetuar dridhje trupore dhe kishte pasur probleme me frymëmarrjen – njofton Evening Standard.

Deri më 19 maj kishte rënë në koma. Sipas mediave lokale qipriotë, ajo kishte pasur gjakderdhje trunore dhe ka ndërruar jetë të shtunën pasdite.

Vetëm dy persona të tjerë në Qipro kanë zhvilluar koagulime të gjakut pas marrjes së kësaj vaksine. /TV Malisheva

Share.