Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte në kërkim është arrestuar në Zvicër dhe i njëjti është ekstraduar sot në Kosovë.
Sipas policisë, deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas bashkëpunimit të Kosovës me shtetin zviceran./TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI , i cili kërkohej për veprat penale:
- “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”
Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar ne këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021,
I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.