Garth Brooks dhe Trisha Yearwood kanë zbuluar sekretin prapa martesës së tyre 15 vjeçare , ose atë që ata e përshkruajnë si ‘200 vjet në Hollywood’.
Yjet e muzikës ‘country’, në episodin e së premtes në “The Ellen DeGeneres Show” zbuluan se si e kanë mbajtur lidhjen e tyre dhe thonë se gjithçka ka të bëjë me sensin e humorit.
Ata u martuan në vitin 2005
“Unë mendoj se për mua, muzika është gjëja e madhe për të përcaktuar gjendjen shpirtërore”, i tha Brooks audiencës. “Dhe nuk e di nëse dëgjoni muzikë ‘country’ por një nga zërat më të mirë femra në të gjithë planetin është kjo bionde e mrekullueshme me emrin Trisha Yearwood”.
Sidoqoftë, jeta në familjen Brooks-Yearwood nuk është gjithmonë aq e qetë sa një melodi e mirë. Artistja amerikane theksoi se Brooks e çmend atë me fishkëllimën e tij të vazhdueshme.
Të dy madje më pas interpretuan në një këngë disa këshilla të shëndosha për të bërë që çdo martesë të funksiononte.
“Kurrë mos shko në shtrat i zemëruar, nuk ia vlen të luftosh. Nëse je i mençur do të bësh kompromis dhe do ta mbash fort njëri-tjetrin. Mëso më mirë të thuash po çdo ditë e natë. Vetëm një gjë për të kujtuar, gruaja ka gjithmonë të drejtë”, këndoi Brooks.
Garth dhe Trisha nuk kanë fëmijë bashkë, por secili nga martesat e tyre të mëparshme. /TV Malisheva