Kim Kardashian dhe dy fëmijët e saj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, siç rrëfen bukuroshja në episodin e fundit të reality show ‘Keeping up With Kardashians’.
Ajo theksoi se fillimisht ishte infektuar djali i saj Saint 5 vjeçar, ndërsa më vonë u infektua vajza 8 vjeçare North.
Kim përmendi në episodin e kaluar se fëmijët e saj bëjnë tamponë çdo javë për të shkuar në shkollë dhe se shoku i klasë së djalit të saj doli pozitiv dhe ia transmetoi virusin 5-vjeçarit.
Kim tregon se djali nuk kishte simptoma të rënda dhe se kishte pak temperaturë.
Disa ditë më vonë, Kim edhe North filluan të shfaqin simptoma , prandaj dhe bënë testin, nga ku dolën pozitive për Covid-19./TV Malisheva