Holanda i bashkohet shteteve që kanë vendosur të heqin masat e vendosura për parandelimin e pandemisë. Kryeministri, Mark Rutte përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se duke nisur nga data 5 qershor do të hiqen një sërë kufizimesh.

Vendimi është marrë pas analizimit të të dhënave mbi përhapjen e koronavirusit, ku rezulton një rënie e ndjeshme e shtrimeve në spitale apo të personave që preken prej tij.

Rutte u shpreh se ekspertët kanë bërë dhe analizë të asaj se çfarë mund të ndodhë me heqjen e masave, duke paralajmëruar se “nëse shifrat do të rriten atëherë do të ketë masa të reja”.

Megjithatë, ai e ka përjashtuar rrezikun, duke u shprehur se shkencëtarët e konsiderojnë të pamundur përhapjen e mëtejshme./TV Malisheva

Share.