Numri i rasteve të koronavirusit në mbarë botën ka arritur në mbi 170 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 170 157 408 raste me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 34 022 657.

Pas SHBA-së renditen India me 27 729 247, Brazili 16 392 657, Franca 5 646 897, Turqia 5 228 322, Rusia 5 044 459, Britania e Madhe 4 447 705, Italia 4 209 707, Argjentina 3 702 422, Gjermania 3 680 159, Spanja 3 668 658, Kolumbia 3 342 567, Irani 2 886 111, Polonia 2 870 595, Meksika 2 408 778, Ukraina 2 199 769, Peruja 1 947 555, Indonezia 1 803 361, Çekia 1 660 481, Afrika e Jugut 1 654 551, Holanda 1 641 318 dhe Kanadaja me 1 374 275 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3 538 083 persona ndërsa 151 996 303 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 14 623 022 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim./TV Malisheva

Share.