Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, një muaj më parë u bë nënë për herë të parë.
Ajo së bashku me reperin Fero bënë të ditur lajmin e madh, duke pritur në jetë një vajzë.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka reaguar ndaj spitalit gjerman ku kishte sjell në jetë foshnjën.
Sipas saj është e zakonshme për ta që të publikojnë fëmijët në faqen zyrtare të tyre, por jot ë çiftit.
“Spitali ku un linda foshnjën në Gjermani asnjëherë nuk postuan vajzën time, gjë të cilën e bëjnë me çdo lindje që bëhet aty”, u shpreh ajo.
Tuje Ismajli vazhdoi: “Nuk po them se po vdes ta publikojnë, por mendoj se është mosrespektim dhe e vrazhdë. Më bënë që të mendoj se nuk jam e njëjtë me nënat e tjera që ishin aty”.
Arbenita ndërkaq theksoi se edhe vajza e saj nuk ka asgjë më pak se sa foshnjet e tjera që i publikuan. /TV Malisheva