Edhe pse bëhet fjalë për një model unik i prodhuar në themelet tashmë të ndërtuara nga modele të mëparshme, Bugatti La Voiture Noire është një projekt i pranueshëm.

I prezantuar gjatë festave të fundvitit 2020, La Voiture Noire është bërë vetura më e “shkathtë” dhe më i shtrenjta e të gjitha kohërave.

I prezantuar në shtëpinë e Bugattit, zyrtarë të kësaj kompanie kishin tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në mbarë botën.

E për realizimin e këtij modeli unik janë shpenzuar 65.000 orë pune të inxhinierëve. Nëse i përktheni orët e punës me çmimin e saj, atëherë mund ta paramendoni se sa mund të kushtoj.

Kjo nënkupton 2708 ditë apo 7.5 vite, që tregon edhe njëherë se janë dashur shumë orë punë dhe përkushtim të madh të një grupi të inxhinierëve.

Ndoshta kjo arsyeton çmimin prej 11 milionë eurove, për faktin se janë nevojitur ekspertë dhe përvojë e madhe në fushën e inxhinierisë. /TV Malisheva

 

 

 

Share.