SSC Tuatara është një veturë jashtëzakonisht e shpejtë dhe tejet e fuqishme, që prodhon hiq më pak se 1.775 kuaj-fuqi dhe që sfidon kufijtë e fizikës.

Por, duket sikur amerikanët nuk janë të kënaqur, kështu kanë shkuar një hap tutje.

Fuqia ka mbetur e njëjtë, por do të njihet nga stabilizatori i pasmë si dhe disa detaje tjera në pjesën e jashtme, derisa enterieri do të ketë më shumë material nga Alkantara.

Bëhet fjalë për versionet e reja që secili prej tyre do të pajiset me motor që prodhon 2.231 kuaj-fuqi. Përveç kësaj, këto “bisha” janë të rezervuara për pista të garave.

SSC ka paralajmëruar se planifikon që prodhon 100 Tuatara të reja dhe vetëm 10 modele të Aggressor. Çmimi i tyre deri më tani nuk është zbuluar. /TV Malisheva

Share.