Manovrat në rrugët e qytetit mund t’i kushtonin shtrenjtë.
Bëhet fjalë për pamjet që tregojnë një Ferrari të bardhë që kryen “djegie të rrotave” në rrugët e Sidneit, si pjesë e një tubimi të pronarëve të makinave sportive.
Dhe pasi që në pamje dallohen edhe vetura dhe targat, policia nuk e kishte të vështirë në zbulimin dhe gjetjen e pronarit.
Sipas mediave lokale, pronari i Ferrarit u thirr për një intervistë në polici dhe një numër akuzash për kundërvajtje do të ngrihen kundër tij.
Duke pasur parasysh kritikat e ashpra nga autoritetet, shoferi mund të përballet me pasoja më serioze.
Madje, siç thuhet më tej, ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që makina e tij e shtrenjtë të konfiskohet. /TV Malisheva