Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë me dije se ka humbur jetën vetëm një pacient dhe kanë rezultuar 6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Nga 2.325 testime të kryera, rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një 70-vjeçar nga Kolonja.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.431 që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.315 raste pozitive, prej tyre 129.431 janë shëruar, 433 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.451 pacientë./TV Malisheva