Ata janë lodhur duke e vendosur gjithmonë veten në qendër të vëmendjes dhe duke folur vetëm për veten e tyre.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, po shijon një romancë me të dashurin e saj të vjetër, aktorin 48 vjeçar, Ben Affleck.

Trëndafilat po lulëzojnë në dashurinë e saj dhe duket se për momentin ajo mund të llogarisë vetëm te aktori, pasi miqtë kanë filluar ta shmangin, transmeton KP.

Portali Gossip Cop shkruan se diva latine ka qenë e fiksuar me veten së fundmi. Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood.

“Shumë janë të kënaqur që janë në gjendje të shoqërohen me një femër kaq të mahnitshme, por ata janë të lodhur nga historitë e saj. Kohët e fundit, miqtë e saj janë mërzitur që çdo fjalë tjetër e saj është ‘Unë’. Kjo është arsyeja pse po bëhet e padëshirueshme në shoqëri”, tha një burim i njohur me situatën.

Ai shtoi se Jennifer është aq e përqendruar në vetvete saqë nuk dëshiron as të përqafojë miqtë e saj në mënyrë që të mos i prishet grimi.

 

 

Share.