Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi, ka udhëtuar ditë më parë për në Kosovë.
Një gjë e tillë ndodhi pasi ajo u bë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, duke marrë pjesë me këngën “Pa t’pa”.
Pasi festivali mbaroi dhe artistja nuk zuri ndonjë vend, ajo zgjodhi që ditët në vijim t’i shijojë në qytetin e Tiranës.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Lindita ka publikuar një imazh atraktiv, derisa ishte veshur me veshje sportive.
“Duke shijuar këtë diellin në Shqipëri dhe erërat e lehta”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi mori një sërë komentesh nga fansat e këngëtares, që përshkruanin se sa tërheqëse dukej. /TV Malisheva