Reperi i hitit “Empire State of Mind”, Jay-Z, ndau në një serial amerikan një fakt interesant lidhur me atësinë. Ai ka rrëfyer se filloi të mësonte notin menjëherë pasi erdhi në jetë vajza Blue Ivy.

“Është e mrekullueshme. Është diçka shumë themelore… Unë nuk kisha mësuar si të notoja derisa Blue lindi. Ka gjithçka që duhet të dish. Kjo është një metaforë për marrëdhënien tonë”.

“Nëse ajo bie ndonjëherë në ujë dhe unë nuk do mundem ta gjej, unë as nuk mund ta marr me mend këtë gjë. Duhet të mësoj si të notoj. Kështu e mësova. Kjo ishte fillimi i marrëdhënies sonë”, është shprehur reperi, transmeton Klan News.

 

Tani, kur Jay-Z çon familjen e tij në plazh, mund të jetë dhe një baba, por dhe roje shpëtimi nëse duhet. Ai dhe Beyonce janë gjithashtu prindër të binjakëve trevjeçarë.

Ndërkohë, reperi ka folur për punën e vështirë që së bashku me gruan kanë bërë për fëmijët dhe sa krenar është ai për babanë dhe burrin që është bërë tani. /TV Malisheva

 

 

 

Share.