Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.
Në total numri i rasteve aktive është 2.043.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës./TV Malisheva