Më 2 qershor 1946, në një referendum italianët votuan për ta kthyer Italinë nga monarkia në Republikë. Pas referendumit, mbreti italian Umberto II ikën në mërgim.
Më 2 dhe 3 qershor 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë.
Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i marrjes së Bastilës) dhe me 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara (ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar Deklarata e Pavarësisë).
Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për faktin se në botë jetojnë rreth 60 milionë pasardhës të italianëve të emigruar dhe 4 milionë e 500 mijë me pasaportë italiane që jetojnë jashtë vendit. /TV Malisheva