Në 24 orët e fundit në territorin e komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Kështu është e bërë e ditur nga komunikimi i shtabit komunal emergjent në Malishevë me institucionet shëndetësore në vendin tonë, IKSHPK, IRSH në Prizren dhe QKMF në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1120 raste, prej tyre 1066 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 persona./TV Malisheva