Disenjatorja Vjollca Llapashtica, gjatë kësaj kohe ka prodhuar disa kreacione- kryesisht fustane, për tregun e jashtëm ndërkombëtar, të cilat janë publikuar në ballinë të revistës së modës Harper‘s BAZAAR.
Revista Harper,s BAZAAR, është njëra ndër revistat me lexueshmëri më të madhe nga fusha e modës dhe ka shtrirje thuajse në të gjitha vendet e botës. Revista në fjalë botohet nga viti 1867 në New York.
Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera për vendet që e kanë tejkaluar COVID 2019.
Ndryshe, kreacionet e Vjollca Llapashticës, në vazhdimësi janë pjesë e ballinave të revistave më të mëdha botërore nga fusha e modës.
Gjeni të bashkëngjitura pamje nga kreacionet e Llapshticës në ballinën e revistës Harper‘s BAZAAR. /TV Malisheva