Në fshatin Bellanicë të Malishevës filloi rregullimi i segmentit të tetë rrugor, shkruan TV Malisheva.

Drejtori per Urbanizëm në Malishevë, Ahmet Morina, i ka uruar banorët e kësaj lagje, ndërsa kryetari i fshatit, Isuf Sertolli falenderoi Komunën e Malishevës për investimet në infrastrukturë.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Sot në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i tetë segmenteve rrugore, në lagjet e këtij fshati, të cilat do të asfaltohen dhe gradualisht po shkon drejtë përfundimit rregullimi i tërësishëm i infrastrutkurës në këtë fshat.

Fillimin e punimeve në rregullimi i këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ai i bujqësisë, Murat Hoxha dhe anëtari i Kuvendit të Komunës, Astrit Sertolli, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit, Isuf Sertolli.

Drejtori për urbanizëm, Ahmet Morina, i ka uruar banorët e këtyre lagjeve për fillimin e rregullimit të rrugëve dhe ka thënë “gradualisht po kompletohet infrastruktura në këtë fshat”. Ai po ashtu ka bërë të ditur se këto rrugë kanë një gjatësi prej 1650 metrave dhe mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kryetari i fshatit, Isuf Sertolli, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim dhe investimet tjera, pasi përmes këtyre investimeve po krijohen kushte më të mira në aspektin infrastrutkurës. Sertolli, gjithashtu e ka falënderuar komunën edhe për shenjëzimin e rrugëve në fshat, që ka përfunduar ditë më parë. /TV Malisheva

 

Share.