Ky Chevrolet C8 Corvette Stingray është përgjysmuar në trafik, por, përveç që humbi tërë pjesën e përparme, pjesa tjetër e automjetit është ruajtur mjaft.
Është përdorur faqja AZ Cycle Parts në Facebook për shitjen e pjesëve të mbetura të veturës, njëra prej të cilave është sigurisht motori më i vlefshëm i aspiruar 6.2 litërsh V8 që LT2 prodhon gati 500 kuaj fuqi.
Pjesët reklamohen në eBay, dhe motori shitet për 19,999 dollarë. Siç është thënë, ajo “përshkoi” vetëm 4,809 milje (rreth 7,740 km).
Ekziston edhe një sistem i lëvizshëm nga një veturë e përplasur, për të cilën duhet të ndahen 7,499 dollarë. Është një transmetim automatik me 8 shpejtësi.
Pjesa e ruajtur e konstruksionit, e ashtuquajtura “guaskë” e kabinës, kushton 6,999 dollarë dhe një duzinë më shumë elementë individualë të makinës janë në shitje, duke përfshirë dyert, rrotat e pasme, frenat, sistemin e shkarkimit, amortizuesit, pasqyrat …
Kujtojmë, Chevrolet C8 Corvette Stingray i ri në Amerikë kushton 60,000 dollarë, kështu që shitja e elementëve të lartpërmendur të makinave AZ Cycle Parts mund të mbledhë një pjesë të konsiderueshme të kësaj shume. /TV Malisheva