Porsche 911 ishte i njohur për siluetën e saj ikonike dhe sistemin me ajër të ftohjes së motorit me gjashtë cilindra.

Megjithatë me gjeneratën 996, kjo vetura ka kaluar në sistem të ftohjes së motorit me ujë, gjë që shumë nostalgjik të këtij versioni i ka lënë të pakënaqur.

Gjenerata e fundit para këtij ndryshimi ishte 993, e tani vetura e vetme me këtë sistem ftohjeje është nxjerrë në shitje.

911 Carrera 4S i prodhuar në vitin 1996 është në listën e shitjes në Elfesport me vetëm 146.500 kilometra të kaluara (91.030 milje).

Megjithatë, sigurisht se këtë kurrë nuk do ta dinit vetëm duke e shikuar, pasi që kjo veturë ka qenë nën përkujdesin e qendrës së Porsche në Zuffenhausen, e pronari i vetëm është kujdesur mirë për të.

Ai është i pajisur me dokumentacionin e plotë dhe përfshinë librin origjinal të servisimit, çelësat dhe kartelat e koduara.

Fuqia motorike është 3.6 litra që prodhon 282 kuaj fuqi dhe tërë kjo fuqi bartet në të katër rrotat – që e vë në lëvizje ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi. /TV Malisheva

 

Share.