Më shumë se dy miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën, ndërkohë që disa shtete kanë vendosur të hapin vaksinimin për personat mbi 12 vjeç, transmeton TV Malisheva.

Të paktën 2 019 696 022 doza janë injektuar në 215 vende ose territore, më pak se gjashtë muaj pas fillimit të fushatave të para të vaksinimit në dhjetor 2020.

Izraeli mbetet vendi me fushatën më të përparuar të vaksinimit, me gati gjashtë në dhjetë izraelitë tashmë të vaksinuar plotësisht.

Gjithashtu, në krye të listës së vaksinimit janë vendet, si Kanadaja (59% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë), BM (58,3%), Kili (56,6%) dhe SHBA (51%), ndërsa në BE, 254,98 milionë doza janë administruar në 39% të banorëve të saj. /ATSH-AFP/

Share.